Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë kaluar 13 vjet dhe Serbia po vazhdon ta mbajë veten peng “nga mospranimi i realitetit”, njofton Insajderi.
Ai ka kujtuar frazë e famshme “Je vous ai compris (Unë ju kam kuptuar)” të Gjeneralit De Gaulle gjatë një fjalimi në Algjeri, për të cilin Kamberi tha se “mungon ende nga pushtetarët në Beograd”.
Këto deklarata deputeti shqiptar i ka bërë me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.
“Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mos ballafaqimi me të kaluarën e saj. Kosovë, Urime!”, ka shkruar ndër të tjera Kamberi në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com