Kamberi në Ditën e Pavarësisë: Që 13 vjet Serbia mban veten peng

Kamberi në Ditën e Pavarësisë: Që 13 vjet Serbia mban veten peng

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se kanë kaluar 13 vjet dhe Serbia po vazhdon ta mbajë veten peng “nga mospranimi i realitetit”, njofton Insajderi.

Ai ka kujtuar frazë e famshme “Je vous ai compris​ (Unë ju kam kuptuar)” të Gjeneralit De Gaulle gjatë një fjalimi në Algjeri, për të cilin Kamberi tha se “mungon ende nga pushtetarët në Beograd”.

Këto deklarata deputeti shqiptar i ka bërë me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

“Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mos ballafaqimi me të kaluarën e saj. ​Kosovë, Urime!”, ka shkruar ndër të tjera Kamberi në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com