Kamberi: Nëna e njërit nga të vrarët në “Panda” thotë se e vërteta do ta trondis Serbinë

Kamberi: Nëna e njërit nga të vrarët në “Panda” thotë se e vërteta do ta trondis Serbinë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është deklaruar rreth rastit “Panda” për çka thotë se do të flasë në seancën e radhës parlamentare, transmeton Insajderi.

Kamberi thotë se familjarët e të rinjve të vrarë janë shumë të pakënaqur me shtetin e Serbisë që ende nuk e ka zbardhur plotësisht rastin në fjalë, derisa shton se nëna e njërit prej të vrarëve ka thënë se kur të zbardhet e vërteta do te tronditet Serbia.

“Gjatë ditës së djeshme “Kurir” një patriarkë thotë se dihen emrat e ekzekutorëve dhe nacionaliteti i tyre por nuk jepen në opinion për shkak të frikës nga ta. Ndërsa nëna e njërit prej të vrarëve ka thënë se kur të zbardhet e vërteta do të tronditet Serbia”, tha Kamberi në RTV Dukagjini.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë ka kujtuar edhe deklaratën e dikurshme të Vuçiqit ku ka thënë se “shqiptarët nuk janë përgjegjës për vrasjen në rastin “Panda”.

Kamberi thotë se hetimet zyrtare në Serbi kanë filluar në vitin 2016 por sipas tij diku kanë stagnuar.

“Nga ajo kohë janë intervistuar 34 persona, por në dy vitet e fundit vetëm 2 të tillë, që do të thotë se hetimet diku kanë ngecur”, ka thënë tutje Kamberi. /Insajderi.com