Kamberi pas deklaratës së Daçiqit në Kuvend: Kam pritur reagim më të ashpër

Kamberi pas deklaratës së Daçiqit në Kuvend: Kam pritur reagim më të ashpër

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq, i cili tha se “ndjehet i kënaqur që është flamuri kuq e zi dhe jo ai i Kosovës”, kur Kamberi shfaqi flamurin kombëtar në seancën e sotme, transmeton Insajderi.

Këtë deklaratë të Daçiq, Kamberi e ka cilësuar si një dredhi tjetër të Serbisë, pasi siç thotë ai, ka pritur një reagim më të ashpër se aq nga Daçiqi.

Ai këto komente i bëri në edicionin special të lajmeve në televizionin Klan Kosova.

“Neni i përcaktuar për mbrojtjen e të drejtës së pakicave nuk lejon përdorime të simboleve të shteteve të tjera. Kjo është një dredhi e Serbisë. Pra, nuk ishte qëllimi që të bëjë një provokim, apo të shtrojë një temë të cilën nuk mund ta mbrojë. Kërkesa e popullësisë qztetare është për përdorim të lirë dhe zyrtar për përdorim të lirë dhe zyrtar”, ka thënë Kamberi. /Insajderi.com