Kamberi: Shoqëritë tona janë lodhur nga politikat e tranzicionit 30-vjeçar, ka vullnet për ndryshim

Kamberi: Shoqëritë tona janë lodhur nga politikat e tranzicionit 30-vjeçar, ka vullnet për ndryshim

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se ka pranuar mesazhe të shumta mbështetëse që nga marrja e mandatet të tij si i zgjedhur i popullit, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se kjo përkrahje që po merr dëshmon që “ekziston një potencial i rëndësishëm demokratik që e dëshiron një Serbi tjetër nga ajo që e përfaqëson pushteti i sotëm në Beograd”.

Sipas tij një gjë e tillë tregon gjithashtu se shoqëritë në Ballkanin Perëndimor janë lodhur nga politikat dominuese të tranzicionit 30-vjeçar “të cilat prodhuan për popujt e rajonit shumë humbje njerëzore e materiale, trauma, vuajtje, papunësi, varfëri, padrejtësi dhe pabarazi”.

Andaj, Kamberi shton se një realitet tjetër është i mundshëm.

“Një Ballkan ku ka vend për të gjithë, si qytetarë të lirë dhe të barabartë”, ka shkruar më tej ai në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë tutje se ka edhe vullnet për ndryshime. /Insajderi.com

Të nderuar qytetarë,

Sot dua t’ju shpreh falenderimet e mia të përzemërta për mesazhet e shumta mbështetëse që kam…

Posted by Shaip Kamberi on Monday, November 30, 2020