Kamberi: Vetëm ShBA mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën

Kamberi: Vetëm ShBA mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po e luan rolin e të ‘fortit’. Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta detyrojnë atë ta njohë Kosovën”, transmeton Insajderi.

Kështu deklaroi deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, sipas të cilit, Serbia ende nuk është përballur me presion ndërkombëtar për të bërë hapin përfundimtar në raport me Kosovën.

“Bashkim Evropian nuk mund të çojë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë për arsye se ka disa vite që po ndërmjetëson këto bisedime dhe nuk kemi ndonjë rezultat konkret.

Kemi disa marrëveshje të nënshkruara të cilat deri tani nuk janë respektuar.. Mendoj që SHBA mund ta detyrojë Serbinë që të shkojë në këtë drejtim,”, potencoi ai në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania.

Zyrtarët e Luginës së Preshevës nuk janë ftuar akoma nga kryeministri Kurti për të shprehur qëndrimin e tyre për dialogun, theksoi Kamberi.

Ai shtoi se beson që kjo do të ndodhë së shpejti.

“Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bisedimeve sepse diskriminimi po zbras Luginën nga shqiptarët”./Insajderi.com