Kamberi – Vuçiqit: Në tryezën e dialogut mund ta keni përballë Saranda Bogujevcin

Kamberi – Vuçiqit: Në tryezën e dialogut mund ta keni përballë Saranda Bogujevcin

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i ka thënë Presidentit Aleksandër Vuçiq, se në ndonjë nga raundet e dialogut mund ta ketë përballë Saranda Bojuvecin.

“Familje e së cilës e kanë vrarë ‘Shkorpionat’ serb. Njerëzorja në ju nuk do të ju lejojë ta shikoni në sy qetazi”, tha Kamberi.

Aleksandër Vuçiq, ka raportuar para deputetëve serbë për dialogun me Kosovën, përfshirë edhe takimin e 15 qershorit që e kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë fjalimit, Vuçiq, theksoi se “E ardhmja varet nga zgjidhja e çështjes së Kosovës”.

Për të zgjidhur këtë çështje, Kamberi iu drejtua Kosovës se kjo arrihet vetëm me njohjen e Kosovës si shtet. /Insajderi.com