Policia e Kosovës njofton për një vdekje të dyshimtë që ka ndodhur dje, e premte, në fshatin Muqiverc të Kamenicës.
Një person ka raportuar në polici se ka gjetur pa shenja jete bashkëshorten e tij në një objekt përcjellës afër shtëpisë.
“Fsh. Muqiverc, Kamenicë 07.05.2021 – 12:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com