Kamenicë: Një person gjendet pa shenja jete në rrugë

Kamenicë: Një person gjendet pa shenja jete në rrugë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugë gjatë ditës së djeshme në fshatin Stralic të Kamenicës, njofton Insajderi.

Për rastin ka raportuar Policia e Kosovës, të cilët thonë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 në mesditë, dhe cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

“Fsh. Stralic, Kamenicë 05.10.2020 – 12:06.Raportohet se në rrugë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com