
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Nerodime të Ferizajt ku një kamion me beton për pak sa nuk ka rënë nga ura.
Lajmin për Insajderi.com e ka konfirmuar majori Mehmetali Hajdini, cili ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime vetëm një person.
Ai shtoi se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor dhe se më pas është liruar.
“Aksident i lehtë në mes të dy autmojeteve, kamioni e ka lëshuar rrugën afër urës, rreth 1 metër e gjysmë, vetëm gomat e para kanë rënë. Si pasojë e këtij aksidentit, lëndime të lehta turpore ka pësuar vetëm një person, i cili pasi ka pranuar tretman mjekësor është liruar menjëherë”, ka thënë Hajdini./Insajderi.com