Kamioni rrëzon shtyllen elektrike në Gjakovë, banorët të rrezikuar

Kamioni rrëzon shtyllen elektrike në Gjakovë, banorët të rrezikuar

Shtyllat elektrike në vendin tonë, vazhdojnë të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Vjetërsia dhe telat që janë të lëshuar e të ekspozuar fare pranë rrugës ka bërë që një kamion në fshatin Piskotë të Gjakovës, të “ngatërrohet” me njërin tel, duke e marrë me vete gjithë shtyllën, e cila është shkulur nga vendi, përcjellë Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës, çka se fatmirësisht nuk ka pasur lëndime në njerëz.

Kjo nuk është hera e parë që shtyllat elektrike rrëzohen, kjo më së shpeshti ndodhë kur ka erëra të forta.