Kamishi pyet ministrin Vitia për vëllezërit Uka: A ka konflikt interesi? njëri këshilltar, tjetri deputet i Vetëvendosjes

Kamishi pyet ministrin Vitia për vëllezërit Uka: A ka konflikt interesi? njëri këshilltar, tjetri deputet i Vetëvendosjes

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i njohur si Kamishi ka shfrytëzuar mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi për të thumbuar vëllezërit Uka, Sami dhe Fitim Uka të cilët janë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Fitim Uka është deputet i VV-së në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Dr. Sami Uka është emëruar këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë Dr. Arben Vitia.

Vitia konfirmon se në Kosovë s’ka maska antivirus, Ismaili kërkon mbrojtjen e stafit mjekësor

“Sami Uka dhe Fitim Uka, a ka mundësi me i dit raportet e tyre mes vete, a ka lidhje familjare, nepotizëm apo konflikt interesi. Njëri në atë anë të tavolinës, tjetri në këtë anë, njani këshilltar i ministrit tjetri anëtar i Komisionit”, ka deklaruar Kamishi.

Ministri Vitia iu ka dal në mbrojtje duke thënë se Sami Ukën e njeh që shumë vite dhe e ka të drejtën e tij që ta emëroj në pozitën e këshilltarit politik.

“Raportet në mes Dr. Sami Ukës dhe Fitim, janë vëllezër. Samiun e njoh disa vite para Fitimit dhe duke njohur kontributin e tij në kujdesin parësor shëndetësor unë kam vendos që kam atë të drejt që të jet këshilltar në kabinetin tim”, ka deklaruar Vitia, shkruan Shneta.

Ndërkaq më vonë pasi mori fjalën psikologu Fitim Uka e thumboi Kamishin duke e quajtur detektiv. “Nuk e di a jemi në ndonjë film me detektiv. Po më duket sikur unë dhe këshilltari i ministrit kemi faj për koronavirusin”, ka deklaruar Uka.