Kancelari austriak Kurz takohet me Lajçakun, diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi

Kancelari austriak Kurz takohet me Lajçakun, diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi

Kancelari austriak, Sebastian Kurz është takuar sot në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, shkruan Insajderi.

Kurz përmes një postimi në Twitter ka thënë se me Lajçakun diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim në BE.

Ai tutje ka thënë së ka ri-afirmuar angazhimin e Austrisë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën Evropiane të rajonit.

“Gjithmonë mirë për t’u parë me @MiroslavLajcak. Ne diskutuam për dialogun Beograd – Prishtinë dhe nevojën për të filluar negociatat e pranimit me #Maqedoninë e Veriut & #Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë riafirmova # angazhimin e fortë të Austrisë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën Evropiane të rajonit”, ka shkruar ai./Insajderi.com