
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, pritet të takohet sot në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton Insajderi.
Siç raportohet në mediet serbe, ky takim do të zhvillohet për ta mbështetur Lajçak në përpjekjet e tij për vazhdimin e dialogut.
Kështu thonë nga zyra e kancelarit austriak për ‘Tanjug.rs’, në përgjigjen e të cilëve përmendet edhe çështja e dhurimit të vaksinave anti-COVID nga BE për Ballkanin Perëndimor.
“Ka të bëjë me mbështetjen ndaj të dërguarit Lajcak në përpjekjet e tij në dialogun Beograd-Prishtinë, si dhe lidhur me vaksinat që BE po dhuron në Ballkanin Perëndimor”, raportohet të kenë thënë nga zyra e Kurz.
Dialogu Kosovë-Serbi, i ndërmjetësuar nga Unioni Evropian, pritet të vazhdojë në mes të muajit tjetër, përkatësisht rreth datës 22 qershor. /Insajderi.com