Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij në pozitën e kryeministrit të Kosovës.
Në një urim përmes Twitter-it, Kurz, shprehi mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës në procese evropiane dhe luftimin e pandemisë.
“Urime kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti. Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën evropiane dhe në luftën me pandeminë COVID-19”.
Congratulations to the new Prime Minister of #Kosovo @albinkurti. #Austria will continue to support #Kosovo on the #Europeanpath and the #COVID19 pandemic.
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) March 22, 2021
Albin Kurti të hënën e 22 marsit u zgjodh si kreu i ekzekutivit me 67 vota pro.
Partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 58 mandate në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Bashkë me minoritet pakicë joserbe e pa koalicion me partitë shqiptare, arriti që të formonte Qeverinë. /Insajderi.com.