
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, ka nominuar kandidatët e saj për deputetë nga ky qytet.
Besart Dreshaj, Ilir Ferati dhe Shkëmb Manaj, u përzgjodhën për deputetë nga dega e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
LDK qeverisë në Istog, përkundër se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 arriti të fitonte me shumë pak dallime kundrejt Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Ne jemi gati dhe në mbështetje të shtëpisë së madhe, LDK-së, e cila është themeluesja dhe garantuesja e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com