Kandidatët e Nismës për asamble që nuk e votuan as vetën

Kandidatët e Nismës për asamble që nuk e votuan as vetën

Nisma për Kosovën në Prishtinë do të përfaqësohet me vetëm një asamblistë në kuvendin Komunal të Prishtinës, shkruan Insajderi.

Por, një gjë tjetër edhe më e çuditshme ka ndodhur tek ky subjekt politik në Prishtinë.

Janë dy kandidatë për asamblistë të Prishtinës nga Nisma për Kosovën që nuk arritën të marrin asnjë votë. Madje kjo i bie që dy kandidatët nuk e votuat as vetën e tyre.

Afrim Haziri dhe Nderim Bajram në listën zyrtare të publikuar nga KQZ kanë marrë 0 vota.

Në anën tjetër Vetëvendosje ka fituar 17 ulëse në kuvendin komunal të Prishtinës, LDK 15, PDK 6, AAK 5 dhe AKR 4./Insajderi.com