Kandidati i AAK-së për komunën e Gjilanit i premton punësim studentëve

Kandidati i AAK-së për komunën e Gjilanit i premton punësim studentëve

Rexhep Kadriu kandidatë për kryetar të komunës së Gjilanit, nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, ka vizituar sot Univeristetin “Kadri Zeka”.

Gjatë vizitës së tij ai ju ka premtuar studentëve punësim, bursa, kampuse verore dhe ndërtim të kampusit.

“Sot kisha kënaqësinë që para studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” të prezantoj programin katër vjeçarë qeverisës, me katër prioritete: 1. Punësimi i 1200 studentëve për 4 vite 2. Bursa për studentët e Gjilanit 3. Kampuset verore  4. Ndërtimi i Kampusit të Universitetit”, është shprehur Kadriu.