Kandidati i AKR-së për Obiliq thotë se studentët e mirë do t’i dërgoi jashtë vendit me buxhetin e tij

Kandidati i AKR-së për Obiliq thotë se studentët e mirë do t’i dërgoi jashtë vendit me buxhetin e tij

Kandidati i AKR-së për Obiliqin, Shemsedin Hashani ka bërë një premtim interesant për studentët e kësaj komune.

Hashani në Magazina Lokale në Klan Kosova ka thënë se ai do të “dërgojë studentët më të mirë për të studiuar jashtë vendit”.

Por krejt këtë do ta bëjë me buxhet të tijin. Kur është pyetur se si do ta bëjë këtë, Hashani pati një përgjigje.

“Kam lindur dhe jam milioner”.

Ai poashtu ka thënë se ka krijuar kontakte gjatë kohës sa ka qenë në Gjermani dhe të njëjtit do t’i ndihmojnë në këtë drejtim.

Hashani më vonë gjatë emisionit ka thënë se ka pasuri prej 2,7 milionë eurosh.