Kandidati i Nismës shprehet kundër taksës ndaj Serbisë

Kandidati i Nismës shprehet kundër taksës ndaj Serbisë

Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci ka thënë së njëri prej vendimeve më të dëmshme për Kosovën është edhe vendosja e taksës ndaj Serbisë.

Brestovci në intervistë për Insajderin, ka thënë se në vend të taksës duhet reciprocitet i plotë ndaj Serbisë.

Përveç taksës, ai të dëmshëm e ka cilësuar edhe vendimin për Gjykatën Speciale e procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike.

“Dëmi më i madh që i është bërë Kosovës besoj që është procesi i privatizimit të ndërmarrjeve publike, është bërë në mënyrën më të keqe të mundshme, vendimi tjetër që nuk I ka shkuar për imazhi Kosovës është vendimi për Gjykatën Speciale që është marrë. Tani besoj që një vendim që duhet rishikuar është edhe vendimi për taksën qind për qind sepse unë jam më tepër që në vazhdimësi të kemi një reciprocitet me Serbinë sesa të qëndrojmë akoma në taksën 100 përqind”, ka thënë ai.