Kandidati i PDK-së për kryeministër: Goditja ndaj Thaçit e Veselit mund ta zhbëjë shtetin e Kosovës

Kandidati i PDK-së për kryeministër: Goditja ndaj Thaçit e Veselit mund ta zhbëjë shtetin e Kosovës

Gjykimi për “krime lufte” i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit është “rrezik për zhbërje” të shtetit sipas kandidatit për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se po i prinë partisë së tij për t’i fituar zgjedhjet.

Sipas tij “PDK është parti që dol inga populli” dhe i solli Kosovës “qeverisjen më të mirë”.

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të PDK-së, tha s edo të jeën besimplotë e syhapur për ta mbrojtur Kosovën “nga rreziqet e brendshme dhe të jashtme”.

“I nderuar me mbështetjen që mora sot nga Këshilli Drejtues i PDK-së për t’i prirë fitores së re të partisë që doli nga populli dhe lufta çlirimtare. I dha vendit qeverisjen më të mirë dhe zhvillimin. U zotova se bashkë, do të jemi besimplotë e syçelë për të mbrojtur Kosovën nga rreziqet e brendshme dhe të jashtme. Ajo që është ma e dhimbshme dhe absurde, po rrezikohet edhe zhbërja e shtetit, sidomos pas goditjes ndaj dy akterëve kryesorë të shtetësisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, tha ai. /Insajderi.com

 

I nderuar me mbështetjen që mora sot nga Këshilli Drejtues i PDK-së për t’i prirë fitores së re të partisë që doli nga…

Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, 31 December 2020