Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se do të ketë rritje pagash për Policinë e Kosovës.
Me këtë ai tha se “Policia do të jetë institucioni më kredibil e më profesional në nivel rajoni”.
“Rritja e pagave dhe përkrahja në nivele të ndryshme gjatë qeverisjes së PDK-së, do ta bëjë Policinë̈ e Kosovës, institucionin më kredibil e më profesional në nivel rajoni”, tha Hoxhaj.
“Krenar me djemtë̈ dhe vajzat tona që bartin ketë uniformë”, përfundoi statusi i tij në Facebook. /Insajderi.com