Kandidati i LDK-së për kryetar të Klinës dëgjon kërkesat e banorëve të Qupevës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Klinës dëgjon kërkesat e banorëve të Qupevës

Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës nga radhët e LDK-së, Besim Hoti, i shoqëruar nga kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi, nga anëtarë të kryesisë dhe kandidatë për anëtarë të Kuvendit Komunal, u takuan më banorët e fshatit Qupevë e Epërme të Klinës.

Në këtë takim, kandidati i LDK-së, Besim Hoti shpalosi Programin Qeverisës të LDK-së për Klinën për periudhën 2017-2021.

Kandidati për kryetar të Komunës Hoti dhe anëtarët e tjerë të kryesisë bashkëbiseduan më të pranishmit në takim rreth halleve dhe shqetësimeve të tyre kryesisht për infrastrukturën në fshat, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Qytetarët paraqitën kërkesat e tyre lidhur me punësimin, shkollimin e bujqësinë, kërkesa për të cilat Hoti premtoi që do të punohet pas fitores në këtë garë për të parin e Komunës./Insajderi.com