Kandidati i LDK-së tregon kë do ta mbështesë në Prizren

Kandidati i LDK-së tregon kë do ta mbështesë në Prizren

Kandidatët për kryetar të Prizrenit, të cilët mbetën jashtë garës për raundin e dytë, nuk kanë vendosur se kë do ta përkrahin mes Shaqir Totajt të PDK-së dhe Mytaher Haskukajt të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Në Prizren janë numëruar 93.15 për qind të votave, dhe tashmë dihet se në balotazh do të shkojnë Shaqir Totaj i Partisë Demokratike me 29.68 për qind të votave dhe Mytaher Haskukaj i Vetëvendosjes me 22.46 për qind.

Hatim Baxhaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili është në vendin e tretë me tre për qind më pak se Haskukaj, thotë për se është i zhgënjyer me rezultatin e zgjedhjeve lokale.

Sidoqoftë, ai tregon se në balotazh mes PDK-së e LVV-së, ai do të zgjedhte këtë të fundit.

Baxhaku, i cili, mandatin e kaluar kishte kundërshtuar edhe koalicionin qeveritar të LDK-së me PDK-në, thotë se vetë ai do të përkrahte kandidatidatin e Vetëvendosjes.

“Mu ma kona me shku me VV-në, por s’e vendosi unë, s’jam kryetar i strukturave”, është shprehur Baxhaku në një intervistë me Express.

Ndërsa Lulëzim Kabashin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili mori 5.333 mijë vota, nuk preferon asnjërin nga kandidatët që kaluan në balotazh.

Ai thotë se mbetët që më tej të flasin në parti, e më pas edhe me kandidatët që garojnë më tej, për të dalë me një qëndrim, por që tani, nuk ka ndonjë afërsi me Totajn apo Haskukajn.