Fatmir Limaj ka marrë një kërkim falje publike nga kandidati për deputet nga Nisma, Hasim Talabaku.
Kandidati për deputet nga Pozherani ka thënë se ndjehet keq që nuk ka mundur të bënte më shumë për Fatmir Limajn dhe ka gjetur kërkim faljen si ngushëllim.
“Më fal o kryetari i madh Limaj
Më fal o kryetar, ndjehem fajtor që nuk munda të ju ndihmoj më shumë, nuk humbe ti, humbi krenaria e kombit, humbi Kuvendi i Kosovës, humbi shteti ynë i çoroditur, mos u ndal se populli do të provoj anën e errët e medaljes, ju prap do të shëndrisni si keni shëndritur qe 20 vite, keni përkrahjen time të pandalshme deri sa të kam shendetin dhe forcën” shkruan Talabaku në Facebook.