
Gjuha e përdorur për kundër kandidatët e tij tashmë ka kaluar në një tjetër nivel. I njohur për qasjen e tij tepër lokaliste duke e proklamuar vetën si një qytetar e të tjerët si “katundarë”, kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt, nga Nisma Qytetare për Ferizajn (NQF) ka fyer në baza lokaliste kundër kandidatët.
Bashkim Fazliu, i ka quajtur ‘kundërkandidatë nga arat’ ata që vijnë nga katundi.
Këtë shprehje ai e përdori në një publikim në rrjetin social “Facebook”.
Ai ndër të tjerash shkruan: “Një muaj do të jetë fushatë. Boll keni kohë me postu foto me numra. Pse po ngutni? Pse po tuti o kundërkandidatë prej arave?”.