Kandidati për kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Fatmir Gashi, ka premtuar sot se do t’i krijojë pesë mijë vende të reja pune në Pejë.
Gashi, në një vizitë që i bëri sot kompanisë “Comodita”, ka thënë se këto pesë mije vende pune do t’i krijojë brenda katër vjetëve të ardhshme.
“Nga këtu e ritheksojë: Unë besojë në shpirtin sipërmarrës pejan. Peja, qytet i sportit dhe i kulturës, është qytet edhe i biznesit. Është Peja e esnafit. Garantojë që në mandatit tim të parë 5 mijë vende pune për pejanët”, ka thënë Gashi, përmes një postimi në Facebook.
Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës thotë se për krijimin e këtyre vendeve të reja të punës, ka një formulë.
“Formula ekziston: Kemi bizneset e guximshme, kemi popullin e shquar për punë, kemi kuadro të shkolluar. Kemi rini të gatshme. Komuna ka mjete, veç nuk duhet keqpërdorë”, ka thënë Gashi. /Insajderi.com