Kandidati që ua uron kundërkandidatëve Kurban Bajramin

Kandidati që ua uron kundërkandidatëve Kurban Bajramin

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut nga Lëvizja Vetëvendosje, Fehmi Ferati, u është drejtuar të gjithë qytetarëve me urimin për Festën e Kurban Bajramit.

“Të dashtun bashkëqytetarë, kur urohen festat njeriu ndjenë dëshirë për më të mirën atyre që i uron dhe përjeton emocionin e respektit, obligimit ndaj Zotit dhe dashnisë universale!”, ka shkruar Ferati.

“Besimtarëve myslimanë ju uroj  gëzuar festën e Kurban Bajramit. Me gëzime e dashni të bashkuar me familjet tuaja dhe gjithë anëtarëve tjerë qe kemi në diasporë, ndonëse kjo festë ka edhe simbolikën e mërgimtarëve tanë me punën, vuajtjet, sakrificën e dashninë e tyre për atdheun dhe ndihmën për familjen!”, ka shkruar më tej ai.

Për më shumë se kaq, Ferati nuk i ka harruar kundërkandidatët e tij që pritet të përballen në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor 2017.

Ai ka nxjerrë urim të veçantë për ta.

“Të nderuar kandidatë për kryetar të Mitrovicës, z. Qazim Shala (NISMA), z.Mehmet Mehmeti(ALTERNATIVA), z.Agim Bahtiri (AKR), z.Esat Peci (AAK), znj. Valdete Idrizi (PDK), z.Safet Kamberi (LDK), në emrin tim personal dhe familjes sime ju uroj festën e Kurban Bajramit, juve dhe familjeve tuaja. Uroj më të mirat në përkushtimin tuaj dhe aktivitete të mbara me detyrën dhe obligimin ndaj shoqërisë dhe shtetit!”, ka vazhduar më tej urimi i tij.

“Të dashtun miq e bashkëqytetarë, tani në kohën e parafushatës nga individë të ndryshëm lexoj dhe shoh plot fyerje, shpifje, etiketime në komente dhe versione tjera ne mediat sociale dhe komente portalesh. Këto qasje nuk me lënë pështypje fare dhe deshta t’ju drejtohem se nuk me hidhëroni aspak, përveqse shqetesohem për gjendjen tuaj shpirtërore”, shkruan tutje Ferati.

“Të falur jeni përherë dhe lus Zotin e Madhërishëm t’ua largojë urrejtjen, egon dhe smirën që nuk duhet të mbani si barrë mbi shpirtin tuaj! Urime e gëzuar edhe juve dhe familjeve tuaja Kurban Bajramin!”, ka përfunduar urimin Fehmi ferati, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Jugut./Insajderi.com