
Shpëtim Zhegrova është kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës. Ai në Zgjedhjet e 6 tetorit paraqitet me numrin 52 në listën e kandidatës.
Të mërkuren ai e nisi fushatën në Bukosh aty ku u tha se hallet e tyre kanë vetëm një rrugë për tu zgjidhur, përmes votës për PDK-në.
“E nisëm në Bukosh aty ku për mua ka qenë gjithmonë kënaqësi të takohem me miq e bashkëqytetarë. Dëgjuam hallet e tyre me vëmendje, por edhe i treguam se ka vetëm një rrugë për ti pakuar ato e ajo është Partia Demokratike e Kosovës”, tha Zhegrova.
Ai vizitën e vazhdoi në Bivolak, aty ku takoi të rinjët të cilëve u premtoi se do të jet zeri I tyre në kuvend.
“Enis Klinaku nga Bivolaku sonte kërkoj nga unë që të jemi më të vëmendshëm karshi kërkesave të rinisë në mënyrë që të kenë hapësirë e mundësi për të dërguar Kosovën përpara. Unë i garantova Enisit se do jem edhe zëri i tij i fuqishëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës ngase fokusi im është zhvillimi i vendit. Garanca për mirëqenie, zhvillim e integrim është rinia”, tha ai.