
Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se Ruzhdi Jashari do të jetë kandidat për kryetar të Shtimes në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 22 tetor.
“Aktivistët e Qendrës së Shtimes, nëpërmjet parimit një anëtar një votë e kanë zgjedhur z. Ruzhdi Jashari kandidat për kryetar të Shtimes. E urojmë z. Jashari dhe aktivistët e Qendrës së Shtimes”, thuhet në njoftimin e VV-së.