Kandidatja e PDK-së për deputete kërkon rinumërim të votave

Kandidatja e PDK-së për deputete kërkon rinumërim të votave

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, ka kërkuar rinumërim të vendvotimeve pas dyshimeve për manipulim me vota, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se ka dyshime se ka pasur vjedhje të votave në çdo parti.

“Rinumërim për të konfirmuar çdo votë sepse ka shumë dyshime që këto storje kanë ndodh në çdo parti, të Fortit për të Fortit! Kush na garanton që s’kanë ndodh të tilla blerje dhe secili nga ne që ishim në prag, nuk u dëmtua, nuk ju “ndal” hezi që të ecë tjetri ose tjetra! Rinumërim pra!”, ka shkruar Izmaku.

Kjo deklaratë e saj, vjen pasi që së fundmi në media ka qarkulluar një video-incizim ku pretendohet për manipulim të votave nga tashmë ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla./Insajderi.com

Rinumrim për të konfirmuar çdo votë sepse ka shumë dyshime qē keto storje kane ndodh ne çdo parti, te Fortit per te…

Posted by Xhevahire Izmaku on Tuesday, March 9, 2021