Kandidatja për të kryetar të Mitrovicës së Jugut, Valdete Idrizi ka hedhur votën e saj, duke ftuar të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë qytetare.
“Falënderoj qytetarët e Mitrovicës për fushatë të qetë dhe dinjitoze. Uroj dhe ftoj të gjithë qytetarët e Mitrovicës që të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuar me kushtetutë. Është një ditë e mirë për të votuar”.
Në këtë qytet të drejtë vote kanë 79,042 qytetarë, ndërsa në raundin e parë më 22 tetor, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 31,089 prej tyre, apo 40.35 për qind./KlanKosova/