Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se “do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, për sa i përket kandidimit të Albin Kurtit si deputet.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë insistuar se Kurti do t’i pri listës në garën zgjedhore të 14 shkurtit.
Por, Daka, ka treguar procedurën për Top Channel, për certifikimin e listave të kandidatëve
Ajo tha se njëherë KQZ duhet t’i ketë listat e kandidatëve për deputet, pastaj Këshili Gjyqësor verifikon se “kush ka dënime”.
Dakaj nuk pranoi të jap përgjigje direkte nëse i lejohet Kurtit kandidimi apo të komentojë deklarata të politikanëve.
“Unë do të privohem nga përgjigjja sepse në KQZ do të vendoset. Këtë do ta vendosim pasi ta kemi listën e kandidatëve për deputet dhe pasi ta verifikojmë nga Këshilli Gjyqësor se kush ka dënime dhe kush jo dhe vetëm pastaj do ta vendosim. Unë nuk i komentoj deklaratat e politikanëve, të asnjërit, jo vetëm të Glauk Konjufcës. Por gjithsesi se KQZ do ta zbatoj Kushtetutën dhe Ligjin për Zgjedhje të Përgjithshme”, ka thënë Daka. /Insajderi.com