
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar ish sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright me Urdhrin e Lirisë.
Me këtë rast mikja e Kosovës Ablright ka thënë se ka dëshirë të merr çmime por asgjë nuk e gëzon më shumë se të jetë pjesë e Kosovës.
“Jam shumë krenare për çdo gjë që ju dhe ne kemi bërë për t’i mundësuar këto gjëra. Nuk do të harroj kohën kur erdha në Prishtinë pas luftës, turmat e mëdha të njerëzve dhe shkrimet që thoshin ‘Faleminderit Shtete të Bashkuara të Amerikës’. Mendoj që Shtetet e Bashkuara bënë gjënë e duhur kur ndihmuan popullin e Kosovës të fitojnë lirinë e tyre dhe të punojnë shumë. Jam shumë e lumtur që jam me ju sot këtu, që vazhdoni të punoni shumë për paqe dhe demokraci në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihemi si person që kontribuoi për të, si dhe për të gjitha ato vajzat e vogla emri i të cilave është Madeleine”, u shpreh ish sekretarja e Shtetit.”, tha Albright.
Ndërsa presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ajo do të mbetet gjithnjë heroi i popullit të Kosovës.