Vetëm gjatë njëzetekatër orëve të fundit kanë vdekur 31 persona të infektuar me COVID-19 në Maqedoni, përcjell Insajderi.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë bërë tre mijë e 171 testime dhe janë regjistruar 766 raste të reja me SARS-Co-2 dhe për momentin në Maqedoni ka 18 mijë e 658 raste aktive
Ndërsa, janë shënuar një mijë e 118 pacientë. Nga të infektuarit e vdekur tetë janë nga Shkupi, katë nga Manastiri, tre nga Kumanova, nga dy në Gjevgjeli, Kavadar dhe Koçani dhe nga një në Veles, Strugë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Shtip.
252 të infektuarë prej rasteve të reja janë në Shkup, Manastir 80, Kumanovë 64, Prilep 41, Veles 36, Strumicë 33, Shtip 28, Tetovë 27, Gostivar, Kavadar dhe Ohër 26, Koçani 23, Kërçovë dhe Gjevgjeli 13, Strugë 12, Sveti Nikole dhe Radovish 10, Kriva Pallankë dhe Vinicë gjashtë, Negotinë pesë, Vallandovë, Bogdanci, Krushevë dhe Demir Hisar katër, Berovë tre, Resnjë, Dellçevë dhe Pehçevë dy, Dibër, Kratovë, Makedonski Brod dhe Makedonska Kamenica nga një pacientë.
Kurse, që nga fillimi i pandeminsë në Maqedonia janë diagnostifikuar 147 mijë e 995 pacientë me COVID-19 gjithsej, prej tyre 124 mijë e 828 janë shëruar dhe katër mijë e 509 kanë humbur jetën./Insajderi.com