Policia ka arrestuar tre persona si dhe ka sekuestruar një sasi mariuane në formë çokollate.
Ndalimi u bë në Durrës nga Policia Kufitare ku si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut të bërë u kalua për kontroll të detajuar në vijën e dytë, një autobus që kryente linjën Durrës-Itali, njofton Insajderi.
Gjatë kontrollit në një kovë me bulmet, u konstatuan brenda saj pako me lëndë narkotike.
Menjëherë janë njoftuar Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Durrës, ku pas kontrollit te hollësishëm u gjetën dhe u sekuestruan një sasi rreth 26 kg lëndë narkotike mariuanë, në formë çokollate.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për hetimin e narkotikëve, u bë arrestimi i dy shoferëve të autobusit dhe i menaxherit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për procedura të mëtejshme./Insajderi.com