Oficerët doganor kanë kapur sasi të barnave në dy raste, njëri në pikëkalimin kufitar Vermicë e tjetri në Dheun e Bardhë.
Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë identifikuar një automjet të dyshimtë me targa të Shqipërisë. Pas ndaljes dhe selektimit për kontroll detal oficerët doganor kanë gjetur në pjesën e ulëseve te pasme, mallrat si në vijim: Impiante dentare “Duravit Evolution” , Impiante dentare “Duravit 3 P”, Kocka dentare “Novocor plus”.
Sasia totale ishte mbi 100 copë. Personi përgjegjës nga Republika e Shqipërisë është proceduar për kundërvajtje doganore.
Derisa në Dheun e Bardhë oficerët doganor gjatë një kontrolle të automjeteve në hyrje kanë ndaluar një person me tabela të republikës së Serbisë, pas pyetjes së oficereve doganor se nëse ka për të deklaruar pala është përgjigjur negativisht.
Oficerët doganor gjatë kontrollimit në bagazh kanë vërejtur se ndarja ne mes karrigeve dhe bagazhit nuk është e formës standarde por e modifikuar, në ato momente vozitësi ka ikur duke rrezikuar oficerët doganor. Së bashku me oficerët e policisë është arritur të identifikohet personi ku pas ndaljes janë gjetur edhe barnat e fshehura në afërsi të një pompe benzine. Rasti është proceduar në prokurori.