Kapen duke kontrabanuar duhan

Kapen duke kontrabanuar duhan

Raportohet se dy persona të dyshuar, derisa po zbarkonin nga një autobus në Gjakovë disa qese si të dyshuara, ndalohen për verifikim dhe kontrollim nga Policia.

Në këtë rast të dyshuarit në këto qese kanë pasur 420 paketa duhan (refuz) i kontrabanduar.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe inspektorët komunalë.

Malli i dyshuar është konfiskuar, njofton Policia e Kosovës.