Kapen fajdexhinjtë në Siqevë të Prishtinës

Kapen fajdexhinjtë në Siqevë të Prishtinës

Në fshati Siqevë të Prishtinës janë arrestuar një grup fajdexhinjsh, për veprën e kryer mes viteve 2015-2017.

“Njësitet policore të DHKK-së, të mbështetura edhe nga pjesëtarët e NJSO-së, pas zhvillimit të hetimeve, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës të datës 08.12.2017, ku me këtë rast janë kontrolluar shtëpitë familjare, pronë e katër të dyshuarve meshkuj shqiptarë, të cilët dyshohet se në bashkëveprim, viktimës mashkull shqiptar i kanë huazuar 80.000 euro (dy vetura AUDI) dhe pastaj nga ky moment kanë filluar t’i llogarisin fajde e që deri më tani vlera ka tejkaluar shumën prej 300.000  euro”, thuhet në raportin e policisë.

Gjatë kontrollit janë gjetur një libër me shënime në lidhje me veprimtarinë e dyshuar, 8 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 5 fishekë të revolverit cal-38 mm.

Me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy nga të dyshuarit.