
12 persona në Ferizaj janë kapur “mat”, duke luajtur bixhoz.
Bixhozi në Kosovë është i ndaluar në bazë të normave ligjore.
Policia e Kosovës kishte marrë informacion për këtë aktivitet ilegal për ta nisur aksionin.
Ata si dëshmi kanë konfiskuar 144-zhitona, dhe letra bixhozi, njofton Insajderi.
Të gjithë personat pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po vazhdon të hetohet edhe më tutje. /Insajderi.com