Kapen me 16 lopë kontrabandë, arrestohen tre persona

Kapen me 16 lopë kontrabandë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në fshatin Jashanicë të Epërme të Klinës pasi që në kamionin e tyre kishin të ngarkuar 16 krerë gjedhe (lopë) me prejardhje të dyshuar.

Sipas inspektorit të AVUK-ut, dyshohet se dokumentet e kafshëve janë të falsifikuar. Me vendim të prokurorit kafshët janë sekuestruar dhe dërguar në fermën e Qendrës Korrektuese Dubravë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.