Kapen në Gjermani tre shqiptarë me dokumente false

Kapen në Gjermani tre shqiptarë me dokumente false

Në aeroportin e Munihut në Gjermani, tre shqiptarë që donin të fluturonin për në Londër, janë zënë me dokumente të falsifikuara.

Të rinjët një një mashkull dhe dy femra, ishin ndaluara nga zyrtarë të aeroportit pasi që kishin tentuar të shkonin në Londër me karta identiteti italianë.

23-vjeçarit i ishte premtuar jetë më të mirë në Angli, ndëresa zyrtarët e shoqëruan atë për në stacionin e policisë, ku gjatë kontrollit i është gjetur pasaporta e tij e vërtetë shqiptare, e fshehur në brekët e tij, shkruan albinfo.ch.

Ai më pas e pranoi se e kishte blerë kartën e identitetin për vetëm 150 euro në Napoli.

Ndëresa të dy femrat u gjetën dokumentet italiane, të vjedhura.

Tashmë të rinjtë shqiptarë i presin akuza të falsifikimit, hyrje të paautorizuar dhe qëndrim të paligjshëm.