Kapen tetë thika në çantat e nxënësve në Prishtinë

Kapen tetë thika në çantat e nxënësve në Prishtinë

Në çantat e disa nxënësve të shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë janë kapur tetë thika.

Pas informatës, Drejtoresha e kësaj shkolle, Vjollca Gashi – Sheremeti ka thënë se kanë kryer kontrollë në disa nga çantat e nxënësve dhe kanë hasur në armë të ftohta.

Policia e Kosovës ka folur për Klanin në lidhje me rastin.

Përveç konfirmimit, policia ka thënë se ky rast është duke u trajtuar nga zyrtarët e shkollës.