Dy shoferë të kompanisë “Fadili Tours”, A.H dhe F.H nga Podujeva janë arrestuar nga autoritetet hungareze mëngjesin e së shtunës.
Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të të ditur se në autobusin e tyre policia ka gjetur afër 120 kilogram të substancave narkotike.
Në këtë autobus ku ishte gjetur kjo sasi e drogës kishte edhe udhëtarë. Kjo linjë e autobusit ishte nisur nga Prizreni ku desitancion e kishte Hamburgun. Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktoj me kompaninë mirëpo nuk e kanë qenë të qasshëm.
Po ashtu lidhur me këtë rast i janë dërguar pyetje edhe Policisë së Kosovës mirëpo Insajderi ende nuk ka marr përgjigje. /Insajderi.com