Kapet kosovari 12 vjet pasi ishte arratisur nga burgu holandez

Kapet kosovari 12 vjet pasi ishte arratisur nga burgu holandez

Të premten e javës që shkoi, është kapur në Aeroportin e Dyseldorfit një kosovar 46 vjeçar, i kërkuar nga autoritetet holandeze me fletarrest ndërkomëtar.

Personi në fjalë kishte arritur me aeroplan nga Prishtina, shkruan focus.de. Me rastin e kontrollimit të pasaportës, policët gjermanë kanë konstatuar se bëhej fjalë për një person të kërkuar nga Holanda për disa delikte të kryera, transmeton albinfo.ch. Ai ishte dënuar para shumë vitesh me 8 vjet burg për veprat penale si tregtia me qenie njerëzore, shantazhimi dhe marrja peng e njerëzve.

Pastaj, në tri raste kishte rrëmbyer femra të cilat i kishte detyruar të merreshin me prostitucion dhe i i kishte shantazhuar. Por, në vitin 2005 kosovari ia kishte dalë të arratisej nga burgu.

Kështu, pjesën e mbetur të dënimit prej 1104 ditëve ai duhet ta vuajë në Holandë, pasi që i pyetur nga policët gjermanë, ai ka pranuar se është vetë njeriu ndaj të cilit ishte ngritur fletarresti ndërkombëtar, përcjell albinfo.ch. Pas dorëzimit në Prokurorinë e Përgjithshme të Dyseldorfit, ai do të ekstradohet në Holandë ku do ta marrin në dorëzim autoritetet e atjeshme.