Kapet mbi 1 ton kokainë në Greqi, dyshohet se janë arrestuar disa shqiptarë

Kapet mbi 1 ton kokainë në Greqi, dyshohet se janë arrestuar disa shqiptarë

Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi prej 1.3 tonë kokainë në Athinë. Mediat greke raportojnë se droga ishte fshehur në një kompleks dhomash plazhi në fshatin Astakos pranë qytetit të Agrinjos, ndërsa theksojnë se disa nga të arrestuarit janë me origjinë shqiptare.

Ende nuk dihet nga kishte ardhur kokaina dhe cili ishte destinacioni final. Aksioni vijon në disa qytete në Greqi për të arrestuar trafikantë të tjerë të përfshirë.

Në shtator të vitit të kaluar u zbulua në portin e Pireut një tjetër sasie e madhe kokaine, që ishte nisur nga Ekuadori me destinacion Durrësin.