
Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në flagrancë duke vjedhur.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se ngjarja ka ndodhur në Obiliq, të mërkurën.
Personi i arrestuar për vjedhje është L.H 31 vjeçar.
“Pas arrestimit me aktvendim mbi ndalim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar një hetim për rastin vjedhje e rëndë”, tha Borovci. /Insajderi.com