Kapet në flagrancë duke vjedhur thëngjill

Kapet në flagrancë duke vjedhur thëngjill

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Hade të Komunë së Obliqit.

I dyshuari përderisa ishte duke vjedhur thëngjill me anë të automjetit transportues është vërejtur nga njësitet patrulluese. I njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes duke mos u ndalur mos përfillur urdhrin e policisë për ndalim.

Ndërsa familjarët e të dyshuarit gjatë arrestimit të tij kanë penguar njësitin policor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Insajderi.com