
Një aksident i cili ka ndodhur në Lipjan, ka lënë dy persona të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, në rrugën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete”, ka thënë ai.
Njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /Insajderi.com