
Policia e Kosovës njofton se ka arritur të kapë sasi të kondierueshme të narkotikëve në një aksion të realizuar në rajonin e Gjilanit.
“Në përpjekjet e vazhdueshme të Policisë së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, në veçanti luftimin e trafikimit me narkotikë, njësitet e PK-së, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me datën 28 qershor 2018, kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike’, neni 275 , 281”, thuhet në një komunikatë të PK-së.
Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është burii S. G. i lindur më 1976.
Operacioni policor është realizuar në rajonin e Gjilanit, me ç’rast, në konsultim me prokurorin, njësitet policore kanë kontrolluar disa lokacione të dyshuara, ku gjatë kontrollit të tyre tek i dyshuari është gjetur sasi e substancës narkotike e vendosur në dy çanta.
Njësiti i Krim-teknikës ka bërë konfiskimin e sasisë së narkotikëve, ku pas testimit ka rezultuar të jetë marihuanë. Vlera e përgjithshme e marihuanës është 32500 gramë apo 32.5 kg.
Ndërsa në konsultim me kryeprokurorin e shtetit, në Ferizaj i dyshuari është arrite të arrestohet dhe të dërgohet në mbajtje për 48 orë.